Eglantina Mandia
December 01 1935 - February 11 2022
Share Your Memory of
Eglantina
Be the first to upload a memory!
Loading...
E
EM lit a candle
Monday, November 25, 2024
//s3.amazonaws.com/skins.funeraltechweb.com/tribute-gestures/v2/candles/material_candle_palepink.jpg
I miss you so much. I think about you so often, reread your old messages and listen to the songs and links you sent me. The more I do, the more sense they make.
Pensa a una lumaca sotto un melo,
vince sempre ma non corre mai,
pensa ad un bucato sotto il cielo
dove i bugiardi appenderai.
Pensa se parlassi agli animali
quante cose impareresti tu,
pensa a un mondo di Uomini-Bambini
che bugie non diranno più.
E
EM lit a candle
Sunday, February 4, 2024
//s3.amazonaws.com/skins.funeraltechweb.com/tribute-gestures/v2/candles/material_candle_navy.jpg
I miss you so much, Nena ime. o nen.
N
Natasha Lako posted a condolence
Wednesday, February 16, 2022
Tine e dashur,sapo lexova nga ty:
''Mbreme ka qene nje nate e bardhe.Une e ndjej gjithemone boren qe bie jashte,dhe krijon ate bardhesi te jashtezakoneshme heshtjeje , shpesh te ngateruar midis endrres e zhgjendrres,qe nuk di si t’i shpjegosh.''
Sot ne keto caste percjelljeje jemi midis endrres dhe zhgjendres, sot qe ne Tiranen tende kane celur mimozat e tua , qe nuk t'i dergoj dot.
Ti do ta duash jeten per gjithemone, e ndritura jone me shkelqimin e diellit,. Me vargjet e Nene Terezes shqiptaret po dergojne dashurine e tyre qe do te te mbaje gjithmone ngrohte.Une ndjej kumbimin e zerit tend,Duajeni jeten.
S
Sabahete Mandija uploaded photo(s)
Tuesday, February 15, 2022
/public-file/1237/Ultra/234128fb-4504-43af-92c0-17a04ae3b189.jpeg
Ngushllime per humbjen e nanes , shkrimtares , zojes te bukur shqiptare qe na ndricoi ne ne shkrimet e saj per heroizmin e gruas shqiptare e kontrobutin e saj ne emancipimine gruas e te rejave do na mungosh e dashur pushofsh ne paqe.
Sabahete Mandija
E
Enik Mandia lit a candle
Tuesday, February 15, 2022
//s3.amazonaws.com/skins.funeraltechweb.com/tribute-gestures/v2/candles/candle_round.png
Me zemer dhe mendje te ju per ndarjen e nenes tende Ardi,
Tina ishte jo vetem nusja e xhajes , po dhe mesuesja ime ne gjuhe letersi. Shume kujtime te bukura kam nga nje njeri model si Tina..e dashur e qete, compassionate and caring.
Une emrin e kam nga Tina dhe sa mire qe e kam dicka shume personale si kujtim nga ajo!
Te ju kete lene jeten e gjate ty vllai im Ardi me te gjithe ju si familje
With deepest sympathy and heart broken
Enik Mandia
J
Jorgjeta Sherifi posted a condolence
Tuesday, February 15, 2022
Me shume hidherim u nda nga jeta nje njeri shume I dashur per ne qe e njohem dhe jetuam ne Windsor, Canada , shkrimtarja e talentuar Eglantina Mandija. Ngushellime nga zemra familjes se saj te madhe dhe njerezve me te dashur!
Familjet ne Windsor humben nje shpirt te bukur, te dashur, nje angel u shtua ne qiell! Perhere do ta kujtojme me shume mall ne zemrat tona!
Kujtoj mesazhet e saj qe fillonin perhere “E dashur Jorgjeta”, me mirësinë dhe embelsine e saj, nje ze i dhembshur qe do me mungoje shume.
Dua te permend botimin e saj qe me ka lene mbresa te thella per perkrahjen, ndihmen, keshillat, mencurine e dashurine e saj per grate dhe familjet e Windsorit te larget ne Kanada : Nobelistja Shqiptare Nga Eglantina Mandia
U prehsh ne paqe , qofte dheu i lehte ne kete vend te larget qe e quajte Vendi im!!
Kujtim I paharruar ne zemrat tona! You will be forever in our Hearts!!
Nobelistja Shqiptare Nga Eglantina Mandia
December 11, 2020
Vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, erdhen, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. „Nënë Tereza e Kalkutës“ u quajt kur themeloi urdhërin „Misionaret e Dashurisë“ (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. .
Terezina,m’ i rrefente te gjitha keto me nje fytyre enderruese dhe si ne jerm.
Recitonte shume bukur qysh kur qeme ne shkolle, po tashme vargjet e mesuara permendesh te nene Terezes , i quante nje ngushellim i madh,se u mbanin gjalle durimin dhe shpresen
Jep më të mirën e vetes…
Njerëzia shpesh janë të paarsyeshëm,
E më pas u çelën shtëpitë e tjera në Elbasan, Pukë dhe Korçë.
Gjate vizites se tij ne Shqiperi me 25 Prill 1993, Ati i Shenjte Papa Gjon Pali II do te shprehej keshtu per Nene Terezen:
“E si mos ta kujtojme,me kete rast,kete te zgjedhur vajze te popullit shqiptar, Nene Tereza e Kalkutes, nena e shume te varferve midis me te varferve te botes ? Me ngrohtesine e besimit kjo grua imcake ,e madhe dergon nga brenda saj tek te tjeret zemergjeresine shqiptare”.
Filozofia e jetes se vajzes se zgjedhur shqiptare ishte shume e thjeshte po aq sa edhe e madherishme :
Duaje jeten…
Duaje jetën ashtu siç është
duaje plotësisht, pa pretendime;
duaje kur të duan apo kur të urrejnë,
duaje kur askush nuk të kupton,
apo kur të kuptojnë të gjithë.
Duaje kur të gjithë të braktisin,
apo kur në qiell të ngrenë si mbret.
Duaje kur të vjedhin gjithçka,
apo kur të dhurojnë.
Duaje kur ka kuptim
apo kur ngjan se nuk ka një fije.
Duaje në lumturi të plotë
apo në vetmine absolute.
Duaje kur je i fortë,
apo kur ndjehesh i pafuqishëm.
Duaje kur ke frikë,
apo kur ke një mal guximi.
Duaje jo vetëm për kënaqësitë e mëdha
e sukseset e mrekullueshme;
duaje edhe për gëzimet e vogla.
Duaje edhe pse nuk të jep çka mundet,
duaje edhe pse nuk është siç do ta dëshiroje.
Duaje sa herë që lindesh
e sa herë që je duke vdekur.
Por mos duaj kurrë pa dashuri.
Ky eshte me teper se nje hymn per Jeten dhe dashurine .
Dhe une do i mbetem mirenjohese, gjithe jeten e jetes, qukses sime , Terezine, qe me foli e para per shenjtoren,NENEN E BOTES,Nobelisten e vetme shqiptare.
NJE HEROINE POZITIVE
” J.S eshte nje grua e mencur,e pashme dhe me nje personalitet te spikatur,nga ato qe une i quaj,heroina poziteve, me nje shtyse perseri pozitive me karriere te sukseseshme,nje familjare e persosur,nje nene e dashur,nje bashkeshorte shembullore,pra nje shtylle e familjes per te cilen Ismail Qemali ka thene:
“Në asnjë vend të botës gruaja nuk gëzon atë nderim që ka në vendin tim”. “qenia e saj është e lidhur ngushtë pas fuqisë së burrit, megjithëse në veprimet e hapëta publike ajo nuk del në shesh. Në çështjet e brendshme familjare dhe që kanë të bëjnë me vendin, ajo merr pjesë dhe mendimi i saj peshon. “
Keto cilesi ajo i merr me vehte kudo qe shkon,dhe ketu ne komunitetin tone te Windsorit, ka plot gra te tilla,inxhiniere, ,juriste, ekonomiste, doktoresha ,infermiere ,mesuese,dentiste,laborante,punetore te kualifikuara.
Nje plejate e tere .i ka vene shpatullat jetes, krahas bashkeshorteve.
Pjesa me e madhe e kane ruajtur familjen, e konsoliduar virtytet me te bukura te dashurise e respektit, ndaj i a dalin mbane ne cdo gje.
Po J. S. ka edhe dicka me teper, se nje simbol perfaqesues.
Eshte bekuar direkt nga, nobelistja jone! Keto jane mbresat e saj nga ajo ngjarje e paharruar:
“Gjate periudhes se viteve te demokracise 1991-1993 Nene Tereza erdhi disa here ne Shqiperi.
Kontributi i saj humanitar dhe aktiviteti si missionare e krishtere ne ato vite ishte bere pjese e kultures shqipetare.Jeta dhe vepra e nene Terezes ishte nje inkurajim dhe frymezim per shume shqiptare.
Une me familjen time banonin ne rrugen Budi shume prane me Rezidencen e Misionit të bamirësisë se Nene Terezes qe ishte transferuar tashme ne rrugën e Elbasanit.
Ishte nje ndërtesa dy katëshe dhe nje vile e mobiluar thjesht me tavolina e karrige dhe një pastërti e rregull shembullor, ku punonin pa pushim motrat e ardhura nga të gjitha vendet e botes.
Motrat (sisters) punonin pa pushim dhe filluan te aktivizonin femijet e bllokut (lagjes sone) ne kurset e katekizmit pothuajse cdo dite. Ne fillim te vitit 1993 u finalizua pagezimi i pare i femijeve te lagjes ne Kishen e Shen Ndout. Qe nje ceremoni shume prekese,
Kam pasur fatin e madh ta takoj personalisht Nene Terezen bashke me te dyja vajzat e mija, njera 12 dhe tjetra 9 vjece. Nje nga ditet Nene Tereza kishte dale ne oborrin e Residences se Bamiresise dhe ne te gjithe u vume ne rradhe per ta takuar. Ishte nje rresht i gjate, qe nuk i dukej fundi.
Me një vështrim të butë e magjepsës, Nene Tereza na bekoi te dyja vajzat dhe mua duke na prekur ne koke , dhe une tepër e emocionuar kur ma dha dorën ia putha dhe thashe me vehte : “Jam e lumtur, se kam përqafuar Nënën e mbarë botes”.
Ajo dite e takimit me Nene Terezen do te mbetet nje kujtim i paharruar ne zemrat tona.
NJEREZIT E SHEKULLIT
QENDRA E PADMINI RAJU,
135 Erie St. E.WINDSOR,ONTARIO
MISIONI:TE ASISTOJE PER GJENERATEN E PARE TE EMIGRANTEVE DHE FAMILJET E TYRE TE BEHEN ANTARE PRODUKTIVE TE SHOQERISE KANADEZE
Mbreme ka qene nje nate e bardhe.Une e ndjej gjithemone boren qe bie jashte,dhe krijon ate bardhesi te jashtezakoneshme heshtjeje , shpesh te ngateruar midis endrres e zhgjendrres,qe nuk di si t’i shpjegosh.
Rastesisht ne nje lajmerim te gazetes lokale,Windsorstar,morra vesh se ne Qendren e Padminit,po hapej nje klase kompjuteri.
U lidha ne telefon dhe u regjistrova megjithese eshte piku i dimrit.
E tani po rrotullohem gjysem e zgjuar e gjysem ne gjume,nga nje fare meraku,qe te behet ferra Ibrahim, si do e ndiqja ate klase shko e hajde me autobuzin e linjes nje C,qe ishte me shpejta se te tjerat,po prape se prape si te qe Tirane-Durres?(Jo te gjithe kane lluksin e makinave personale)
Po mire thone,se mengjezi eshte keshilltari me i mire
Me te zbardhur dita erdhi edhe gezimi e ndjenja, qe kam perhere kur shkoj drejt se panjohures,dhe vecanerisht kur lidhet me mesimin.
Ne fund te fundit ajo shkolle ne Erie St. ishte aty,qe te me mesonte mua,qe gjithe jeten kam qene mesuese.
Jashte bardhesia e bores se paprekur te vriste syt.
Njerezia kishin vene gjyslyqe dielli.Une me xhupin tim te trashe, isha ngjeshur si topi me dhjame,se do te ecja nja 10 minuta deri te stacioni me i afert i autobuzit. Rrugen e bera gati me vrap.Kur hyra brenda,njerezit prisnin ne heshtje me padurim sa te nisej urbani.Xhamat ishin veshur krejt nga kontrasti i ngrohtesise brenda dhe te ftohtit perjashta.Hoqa xhupin , gjeta nje vend ngjitur me dritaren,se ciles i fshiva avullin.
”Hajt me hajer-i thashe vetes ne kete aventure te re.”
Autobuzi u nis menjehere,po meqenese bora, ish pastruar pjeserisht,dhe anet e rruges dukeshin si tunele,ecte me me ngadale se zakonisht edhe per shkak te ndalesave dhe stacioneve te mbushura me njerez, qe shkonin ne pune
Gjithe kohen shihja nga dritarja dhe kontrolloja oren,qe vraponte,Meqenese ishte dita e pare desha te arrija ne kohe.I rashe ziles ne stacionin tim te ndaleses perballe “Mersy Hospital,”eca me ngut, hyra ne Erie St. Menjehere pas parkingut te spitalit, doli catia e shkolles, nje ndertese teper modeste njekateshe,qe duhej te kish qene nje grumbull dyqanesh te vjetra,midis Pallatit Italian,dhe komunitetit,qe jetonte prej kohesh ne ate lagje ,” Italia a vogel.” i thone
Nuk na ndahet shpirti nga fqinjet tane pertej Adriatikut,qe ne lashtesi , here miq e here armiq,po me teper miq ,per shkak te gjakut , temperamentit mesdhetar dhe mbeshtetjes se vecante qe gjenin, shqipteret,qe sigurisht italishten e dinin me mire se anglishten.
Shume prej tyre ishin punesuar ne ate rruge,e jetonin me vite derisa ngjisnin shkallet e karrieres apo shtepive te bukura, qe blinin.
Sapo hyra ne deren e qendres mbeta krejtesisht e shokuar nga fotografia e zmadhuar e Nene Terezes,duke u lutur dhe nje thenie e Indira Gandit shkruar si me germa te arta
:PARA NENE TEREZES.E NDJEJME VETEN TE TURPERUAR DHETE VEGJEL
E me poshte fjalet e H.PERES DE KUELAR:
NENE TEREZA ESHTE OKB-JA.
U hutova edhe u emocinova aq shume,sikur nje dore e ngrohte nene preku zemren time e me mbushi me krenari per njeriun e shekullit, bashkepatrioten time.
“Pasketaj cdo gje do te shkoje mire –it hashe vetes.Ece perpara e mos u ndal.”
Edhe qendra dukej si nje OKB- e vogel.Gra nga te gjitha kontinenteve ishin mbledhur aty per te mesuar e thyer barierat –sic na shpjegoi Padmini dhe Indergjid.Hindjanet =kanadeze, e dinin fare mire c’po benin.Padmini ishte nje grua mbi te 50-tat me nje trup shulak dhe sy inteligjent e shume te vendosur,ajo e kish themeluar vete ate Qender- shkolle e gazeten”REACH OUT” te cilin e drejtonte Indergjid,nje bukuroshe elegante rreth te 30-tave,qe ndiqte edhe vete kurse ne Universitetin e Detroidit,per master.
· Mesueset e klasave te letersise,gjuhes,dhe kompjuterit, bashkebisedimit, thirren emrat e nxenseve dhe ne u futem neper klasa.megjithese jashte dukej si nje gunge e vjeter,brenda shkolla qe e ngrohte e plot miresi.
· Klasa jone kishte nja tete veta.Ne cdo tavoline ,kompjuter. Mesuesja u prezantua.E quanin Larisa,po me shume donte t’a therrisnim Lara.Nje grua e gjate me floke te kuqeremte,inxhiniere kompjuteri,me origjine te larget gjermane disi e rrepte po ne te vertete shume e drejte ,punetore dhe korekte.Mua nuk m’u durua dhe pyeta-Si edhte e mundur te keni nje emer rus?
· -Per shkak te doktor Zhivagos,mamaja ime e kishte librin e zemres dhe dashurine e doktorit me Laren e quante me tragjike se Zhulieta dhe Romeo,qeshi me dhembet jashtezakonisht te bardhe e te ndritshem mesuesja e mencur.-Mos e merni me frike,do te punojme shume,po do i a dalim mbane-tha
· Ne fund kur te certfikoheni mund te kerkoni pune kudo me njohurit, qe do merrni hap pas hapi.
· Dhe vertet ashtu ndodhi.Kur na caktuan te merremi edhe me faqosjen e gazetes,dhe Indergjid u be nje pjestare e grupit tone,qe zgjodhen ngjyren e kalter te letres.
· Tema e asaj gazete ishte nene Tereza e Kalkutes,nje nder njerezit me te medhenj te shekullit XX
Ne fillim te ketij Libri,kam shruar se popullin tim te vogel e gati te braktisur nen nje diktature te eger e te pashoqe,ne vitet 1990,e vizituan,Nje aristokrate,Nje Pape dhe Nobelistja shenjtore shqiptare Nene Tereza.
,Zeri i popullit tim u perfaqesua nga shkrimtari shqiptar me fame boterore, Ismail Kadare ,i cili ka shkruar:
· Te popujt ku për fatin e tyre të keq vendoset tirania, gjërat e pabesueshme fillojnë e zënë një vend përherë e më të madh. Në krye të tyre, vetvetiu vendin kryesor e zë ëndërrimi për lirinë. Udhëtimi i një pape në Shqipëri hynte në gjerat e pabesueshme. Kishte qenë i pabesueshëm ky udhëtim, ashtu si për gjithë popujt e Ballkanit, gjatë pesë shekujve të pushtimit otoman, por u bë edhe me i pabesueshëm, gjatë sundimit komunist. Historia na tregon se besimet fetare shumë herë janë gjetur midis kacafytjeve mizore të njerëzimit. Kështu ka ndodhur me krishtërimin, e po kështu ka ndodhur me judaizmin e myslimanizmin. Ne e mbajmë mend të gjithë atë kohe, sepse shumica jonë e ka jetuar aktin e fundit të saj. Ne i mbajmë mend shumë mirë plumbat në sheshin e Shën Pjetrit. Ato plumba që plagosen Papa Gjon Pali e Dytë. Për Lindjen komuniste, një papë i dalë pikërisht nga trevat e saj, me fjalë të tjera nga dhimbja e saj, ishte po aq i rrezikshëm sa mesazhi i lirisë. Dhe do të ishte pikërisht ky papë i madh, Papa Gjon Pali i dytë, ai që do të kryente të pabesueshmen, udhëtimin në Shqipëri.
Ky ishte një udhëtim i madh për ne shqiptarët, por ai ishte po aq i madh për të gjithë. Duke e puthur tokën shqiptare, Papa Gjon Pali i dytë, puthi tokën e martirëve të kishës që ai kryesonte e, bashkë me të, tokën e harmonise midis tre besimeve. Në pamje të parë do të dukej e habitshme se si në vendin e ashpër komunist, atje ku me egërsisht se kudo liria fetare ishte shtypur, pikërisht atje harmonia fetare do të lulëzonte. Por në një pamje tjetër, e sipas një logjike më të thellë, kjo ngjante e natyrshme.
Papa Gjon Pali i Dytë u prit në Shqipëri me të njëjtin ngazëllim nga gjithë populli shqiptar, katolike, ortodokse e myslimane bashkë. Dhimbja njerëzore, ëndrra për lirinë i kishte afruar më shumë se cdo gjë tjetër, të tre besimet.
Ndërkaq ai nuk e harroi pjesën e popullit shqiptar që ende lirinë nuk e kishte.
Ka kohë që qarkullon një rrëfim gjysmëlegjendar midis njerëzve. Rrëfimi se si një mëngjes herët, Papa Gjon Pali i dytë, i tronditur nga pamjet që jepnin ekranet e TV -së për Kosovën, mori në telefon presidentin amerikan Klinton e i tha: biri im, bëj diçka për shqiptarët.
· Se sa e saktë tekstualisht është kjo, s’ka shumë rëndësi: thelbi i saj është kryekrejet i saktë: Papa Gjon Pali i dytë , bashkë me Nënë Terezën, gjatë atij kalvari, kanë qenë si rrallëkush pranë popullit shqiptar. Ndaj edhe ky popull nuk do t’i harrojë kurrë..”
·
· Larisa dhe Indergjiti mbeten te befasuara.Ne fakt vetem sa e kishin degjuar rreshqitas emrin e KADARESE.
Ato thane se do te qe nje nder shume i madh per gazeten e qendres ky mesazh, qe vjen nga nje vend i vogel me halle te medha.
· Ne fakt pas luftes ne Kosove , genocidit serb, dhe eksodit biblik,qe e pasoi ,ne qender kishin vershuar vajzat dhe nuset kosovare ne klasen e gjuhes angleze, qe e drejtonte gjithashtu nje mesuese shqiptare, shume e zonja dhe kualifikuar,L.B.
Me 5 shtator 1997 Nënë Tereza ( Angel of Mersy) vdiq ne moshen 87 vjeçare duke lene pas, vetem dashuri .
Si vjen paqa? pyet Nene Tereza:
Nëpërmjet punës që e bëjmë me dashuri.
Ku fillon? Në shtëpi.
Si fillon? Duke u lutur së bashku.
Një familje që lutet së bashku jeton së bashku. Dhe në qoftë se jetoni bashkë, do ta doni njëri-tjetrin, ashtu siç e do Zoti secilin prej jush. Lutjet e bëjnë zemrën e pastër dhe zemra e pastër e sheh Zotin te njëri-tjetri dhe në qoftë se e shohim Zotin te njëri-tjetri, atëherë do ta duam njëri-tjetrin. Dhe t’i shmangim ndarjet raciale, fetare ose etnike. Jemi të gjithë njësoj fëmijët e të njëjtës dorë të dashur të Zotit, të krijuar për gjëra më të mëdha. Të përjetojmë kënaqësinë e dashurisë.
Tereza u bë kultura më e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve në botë.
Bill Klinton ka thënë :
“Nënë Tereza, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj vlerave të lirisë. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.”
JETA”Jeta eshte nje shans, perfito prej saj!
Jeta eshte e bukur, admiroje!
Jeta eshte lumturi, shijoje!
Jeta eshte nje enderr, realizoje!
Jeta eshte nje sfide, takoje!
Jeta eshte nje detyre, perfundoje!
Jeta eshte nje loje, luaje!
Jeta eshte e kushtueshme, kujdesu per te!
Jeta eshte pasuri, mbaje!
Jeta eshte dashuri, shijoje!
Jeta eshte mister, njihe!
Jeta eshte nje premtim, plotesoje!
Jeta eshte deshperim, kaloje!
Jeta eshte nje kenge, kendoje!
Jeta eshte nje perleshje, pranoje!
Jeta eshte tragjedi, konfrontoje!
Jeta eshte nje aventure, guxoje!
Jeta eshte fat, beje!
Jeta eshte teper e cmuar, mos e shkaterro!
Jeta eshte jete, lufto per te!
Desha ta mbyllja kete shkrim me fjalet e Papa Gjon Palit , per Nobelisten tone,shenjtoren dhe humanisten me te madhe te shekullit.
“Një grua që i dha formë historisë së këtij shekulli. Një shembull i shkëlqyer i asaj, se si dashuria për Zotin shndërrohet në dashuri për të afërmin. Ajo zgjodhi të ishte jo vetëm e fundmja, por shërbëtorja e të fundmëve, duke e quajtur veten gjithashtu një ikonë të gjallë të dhembshurisë
A
Ard Mandija posted a condolence
Tuesday, February 15, 2022
In memoria
Per EGLANTINA MANDIJA (1936-2022)
Lamtumire ZYSH EGLANTINA
Ike zysh Eglantina
O Zot! Aq papritmas.
Pa na thënë asgjë
Na le vetëm si të ishim në mësim.
Heshtja na pllakosi,
Askush nuk mundi të flas.
Në kaltërsitë qiellore u ngjite
Të prehesh në amëshim.
"Sonata e hënës" bethoviane
Me dritën e tingujve të saj magjikë,
Drejt rrugės së përjetësisë
Si një meteor vezullues të shoqëroj.
Ku ta dinim që "Lamtumirë e Mjelmës"
Libri yt i fundit atë ditë.
Largimin tënd dhe pikëllimin tonë
Dhimbshëm paralajmëroj.
BEDRI ALIMEHMETI
A
Ard Mandija uploaded photo(s)
Monday, February 14, 2022
/public-file/1233/Ultra/5cbfe18b-ab18-4524-b36b-bf9530de7e42.jpg
https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=1092425721547461&id=361818081274899
SHKOI TË PUSHOJË FISNIKJA EGLANTINA MANDIA…
Dalip Greca
Eglantina shkoi të pushojë…Para se shkrimtarja Natasha Lako të publikonte në rrjetet sociale esenë e dhimbshme së bashku me lajmin e largimit nga jeta; më kishte dërguar në inbox të fb informacionin:” Zoti Dalip, duke qenë një nga njerëzit e cmuar që keni pasur lidhje me Eglantina Mandinë ju njoftoj me hidhërim se sot iku në amëshimin e saj, një shkrimtare që ka dhënë shumë me dashurinë dhe punën e saj, një mikja ime e rrallë,që nuk mund të më zëvendësohet më….Kisha nevojë të komunikoja me ju në këtë ditë hidhërimi jo vetëm për mua.”
… U trondita. Për një çast mendova se nuk ishte i vërtetë lajmi.
…Nuk e di përse nuk desha ta besoj. I shkrova Natashës që të më jepte më shumë informacion. Shpresova që të mos ishte i vërtetë lajmi.
I shkrova studiuesit Thanas Gjika, duke ditur lidhjet e tij dhe zonjës Julia me Eglantinën, ata do të kishin informacion rreth mikes së tyre... Thanasi m’u përgjigj menjëherë se nuk kishin arritë të komunikonin kohët e fundit:” Jo Dalip, dy herë ka provuar Julia i ka dërguar së motrës përshëndetje dhe i ka dërguar të falat tona, por s'kemi përgjigje. Herën e fundit që kemi komunikuar me Eglantinën na tha se hynte e dilte në spital për ndrimin e gjakut, ishte e lodhur.”
I shkrova Dr. Ruki Kondaj në Toronto. Edhe ajo nuk ma konfirmoi. Enigma u zgjidh kur shkrimtarja Lako publikoi essenë kushtuar mikes së saj të ndjerë….Kishtuar shkuar në amshim.
Në fakt Eglantina na kishte paralajmëruar për atë që ndodhi sot.
Kam komunikuar e bashkëpunuar me Englantinën prej vitesh. Dikur pata publikuar dhe një letërkëmbim që pata me të pas përballjes me sëmundjen e tmerrshme. Pata marrë një mesazh me shkrim prej saj. Më kishte tronditur. Kishin kaluar kohë dhe nuk po merrja informacion rreth shkrimtares. Letërkëmbimi ishte ndërprerë. Ajo më kishte dërguar librat e saj për bibliotekën e Vatrës dhe rrallë ndonjë shkrim. Pastaj kishte heshtur gjatë. Shkrova publikisht atë kohë; Ishim aq afër dhe nuk e kishim mësuar lajmin e përkeqësimit të shëndetit të saj! Ishte përballë me të keqen.Pyesja veten:Me çfarë merremi në 24 orshin e çmendur të çdo ditë-nate të mbushur me lajme të trilluara,me shpifje e biografira të stisura,me thashetheme, me dosje ekzistente e inegzistente,me montazhe komentesh, ku mbizotërojnë mllefi, smira dhe xhelozia për jetën e karrierën e tjetrit dhe harrojmë shëndetin e miqëve.Pse merremi me shpirttrat e këqinj dhe harrojmë shpirtrat që vuajnë? O Zot, pse kaq të mllefosur ne shqiptarët?
Apeli që u drejtoja njerëzve: Po jeta është fare e shkurtër o miq, aq e shkurtër sa harrojmë përkohshmërinë tonë në këtë botë të shpifur ku mbizotërojnë shpifjet dhe mburrjet dhe në vend të mirësisë lëmë pas thashetheme ….
Letra e saj qe fare e shkurtër: Z.Dalip,përshëndetje,e gëzuar festat që po vijnë!
Për një kohë të gjatë kam qenë e sëmurë,e tani jam më mirë.
Po ju dërgoj tri skica, në qoftë se u pëlqejnë botojini,duke i korigjuar më parë.
Gjithë të mirat, për Ju e familjen,
Miqësisht, Eglantina
I përcolla një mesazh mirësie fisnikes Eglantina dhe i lexova me një frymë tri prozat e shkruara bukur, që për kënaqësi të lexuesëve u publikuan në Dielli me urimin: Të shkuara ! Zoti të ruajtë Eglantina!
Dikur, më 2015-tën dërgoi kapitullin e fundit“Sonata e Hënës…” me kërkesën për ta botuar në Dielli. Dërgesës i paraprinte një shënim i saj: Z.Editor i Diellit,ky ështe kapitulli i fundit i “Sonatës së Hënës”,botuar në Tiranë ,njëzet vjet më parë.
Ka qenë një punë që është bërë me adhurim dhe pasion,e cila nuk duhet të harrohet,sepse është shkruar pothuajse së bashku me bashkëvuajtësit e saj,të cilëve nuk u është kërkuar falje,përveç zhurmës: të hapen a të mos hapen dosjet, një përrallë shumë e vjetëruar tashmë.
…Libri Sonata, është vetë një dosje e madhe e hapur.
Unë u jam shumë mirënjohës që e botuat pikërisht ju,të Gazetës DIELLI me të cilën kam edhe një lidhje të vjetër,që nga gushti i vitit 1916,kur është shkruar për herë të parë për gjyshin tim Kamber Benja(Përmeti) me titullin “Një dëshmor atdhetar”…Tina.
....Në koleksionin e Diellit në print dhe në arkivin online janë me dhjetëra shkrime, esse, fragmente librash të Eglantinës.
Në arkivin tim ruaj edhe këtë letër dërguar asaj: E nderuar Eglantina
Ju falenderoj sinqerisht për bashkëpunimin me Gazetën Dielli. Faleminderit për këtë dhuratë të çmuar për lexuesit e Diellit. Me”Sonatën e Hënës” na solle një perlë të vërtetë për Musine Kokalarin. E shkruar me shpirt, plot emocion,plot dhimbje, Sonata ishte një dhuratë e çmuar. Po ju rrëfehem me zemër: Kam qarë kur e kam lexuar të plotë SONATËN! Zoti ta shpërbleftë!...edhe pse nuk ndodhet koleksioni i gazetës Dielli për vitin 1916-1926, do të kërkoj në arkivat e Vatrës për gjurmët e Gjyshit tuaj, Kamber Benja.
Sinqerisht
Editori i Diellit
Dalip Greca
Nju Jork, 20 Shkurt 2015
Eglantina ndjehej krenare për gjyshin e saj dhe i kërkoi gjurmët e tij në Diellin e Vatrës. Me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së gjyshin ne botuam një speciale në Dielli.
…Eglantina la pas emrin e saj të mirë dhe veprën letrare e publicistike plot vlera: “Sonata e Hënës”, ”Lisa të Mëdhenj”, “Tregim Për Ty”, “Fytyra e dashurisë”, “Lamtumira e mjellmës”, “Tempulli I Shpresave” etj.
Eglantina shkoi të pushojë. Pusho në paqe Ti shpirt fisnik!
Nju Jork, 11 Shkurt 2022.
A
Ard Mandija posted a condolence
Monday, February 14, 2022
Shkrimtari Visar Zhiti:
Eglantina Mandia iku duke lënë pas shkëndijime drite…
February 12, 2022
https://www.voal.ch/shkrimtari-visar-zhiti-eglantina-mandia-iku-duke-lene-pas-shkendijime-drite/multimedia/people/
Shkrimtare, e dashur për ata që e njohën dhe që e lexonin si në mëmëdhe, po ashtu dhe në Kanada, ku mërgoi, e vlerësuar në të gjithë diasporën…
Kujtojmë letrat e saj, fillojnë: “Të dashur Eda e Visar”, me mirësinë dhe entuziazmin e shkrimtares, kur lexonte diçka të bukur, që e godiste.
Si një “Sonatë hëne” përndrisin ndjenjat për shkrimtaren martire Musine Kokalari, që iu përkushtua…
Një ditë ajo botoi dhe një tregim me frymë naimjane për mësuesin, që adhuronte, tim atë dhe na i dërgoi dhe neve. Aty shpjegon trishtueshëm dhe jetën e saj, fillimet, si po rritej…
Tani që Eglantina Mandia mbylli sytë përgjithmonë në Kanada, iku duke lënë pas shkëndijime drite, ripamë letrat e saj dhe tregimin, i ndjeshëm deri në mallëngjim për ne.
Një zë i dhëmbshur që do t’u mungojë atyre që e deshën, por që rivjen kur e lexojmë…
A
Ard Mandija posted a condolence
Monday, February 14, 2022
https://www.voal.ch/in-memoriam-shlyerje-e-nje-detyrimi-moral-e-shoqeror-nga-thanas-l-gjika/multimedia/people/
In memoriam SHLYERJE E NJË DETYRIMI MORAL E SHOQËROR – Eglantina Mandia, Bija shpirtërore e Musine Kokalarit Nga Thanas L.Gjika
February 12, 2022
Sot u nda nga jeta shkrimtarja e talentuar Eglantina Mandija, anetare e shoqates shkrimtareve shqiptaro-amerikane.
In Memoriam
(Vlerësime për librin “Sonata e hënës…” të Eglantina Mandisë)
Musine Kokalari ka qenë e para femër shqiptare shumë dimensionale që u shqua si mbledhëse folklori, shkrimtare, gazetare, studiuese dhe politikane. Për fatin e saj të keq, dhe tonin gjithashtu, ajo vuajti burgime, internime dhe përçmime që në vitin 1946 deri sa u shua më 1983. Duke kaluar nëpër këtë kalvar, ajo nuk u la të arrinte pjekurinë e saj si intelektuale dhe krijuese. Dënimi dhe vuajtjet e saj ishin dënim dhe vuajtje të një njeriu të pafajshëm. Them se ishin dënim dhe vuajtje të një njeriu të pafajshëm, sepse, si do ta shohim më poshtë, ajo u dënua prej gjyqit ushtarak më 2 korrik 1946 me 20 vjet burg, për gjëra që nuk i dënonte kushtetuta e asaj kohe, si krijimi i Partisë Socialdemokrate Shqiptare, botimi i organit të kësaj partie gazetës “Zëri i Lirisë” dhe kërkimi i shtyrjes së zgjedhjeve të dhjetorit 1945.
Ky dënim i pafajshëm dhe pasojat që përjetoi Musine Kokalari, kërkonin që shokët e shoqet e saj komunistë ose jo t’i delnin në mbrojtje. Disa prej tyre e pësuan si ajo në po atë kohë e të tjerët e mbyllën gojën nga frika deri në vitin 1991. Kurse të rinjtë që po shkolloheshin në shkollat e socializmit, ishin të indoktrinuar dhe të trembur. Këta vuanin nga indiferentizmi dhe nuk tregonin interes për të njohur vlerat e intelektualëve të dënuar prej partisë shtet. Shikonin si t’i shërbenin “Nënës parti” për të përfituar prej saj. Emri i Musinesë, pas dënimit të saj, nuk u zu më në gojë, vepra e saj nuk u përmend në asnjë shkrim sado të thjeshtë.
Njohja, studimi dhe vlerësimi i jetës dhe veprës së kësaj figure të shquar mbeti si detyrë morale qytetare e pakryer prej inteligjencës shqiptare deri në korrik-gusht të vitit 1992, kur Eglantina Mandia dha një intervistë vlerësuese për të në Radio Tirana. Mirëpo komunistët donin edhe pas dështimit të sistemit të tyre t’i linin në harresë gjithë të dënuarit politikë të diktaturës. Dikush i/e fshehur pas pseudonimit “Olimbi Zalli” e sulmoi Eglantinën te gazeta “Jehona e Tiranës”, organ i Partisë Komuniste të Rrethit të Tiranës. Atëhere shpirti i Eglantinës, që, kishte vluar përbrenda nga mosshlyerja e detyrës morale, iu fut punës për të njohur dhe vlerësuar në mënyrë të plotë jetën dhe veprën e heroinës që kishte adhuruar heshtur.
Ajo i kushtoi vite pune intensive vajtjeve në Arkivin Qendror të Shtetit, leximit dhe kopjimit me dorë të dorëshkrime nga dosjet e mbushura me kujtime, ditarë, studime, vepra letrare të daktilografuara të Musinesë. Vrapoi për të takuar ish-kolegë të saj, të përndjekur që kishin vuajtur bashkë me të, për t’u marrë kujtime dhe vlerësime për këtë heroinë. Shkoi dhe në Romë për të njohur nga afër miq të saj dhe ambjentet ku kishte jetuar studentja Musine. Pas kësaj pune cfilitëse për grumbullimin e materialit, u ul e shkroi librin më të mirë të jetës së saj, librin të cilin e shkroi me shpirt si bijë shpirtërore e Musine Kokalarit. Dhe ia dha përgjigjen “Olimbi Zajmit” me botimin e veprës “Sonata e Hënës – Rrëfim për një jetë” GLOBUS Tiranë 1995, 240 faqe. Përgjigje jo me një artikull, që mund të ngjallte kundërshtime me sharje e fyerje, por përgjigje me një vepër të plotë letrare shkencore për t’ua mbyllur gojën një herë e mirë delirantëve dhe nostalgjikëve të ish-partisë shtet.
Kështu dijnë ta kryejnë detyrën qytetare demokratët e vërtetë, të cilët u rrijnë larg grindjeve dhe punojnë me përkushtim për të ndihmuar opinionin shoqëror e atë shkencor për njohjen e së vërtetës së mohuar.
Duke parë pritjen e ngrohtë që iu bë veprës, autorja e ribotoi te shtëpia botuese NGJYRAT E KOHËS, Tiranë 2016, 341 faqe, me synimin që ta shpinte dhe më tej rolin e dyfishtë të kësaj vepre: nxjerrjen në shesh të shumë krimeve të PKSh/ PPSh-së dhe vlerësimin e jetës dhe veprës së heroinës Kokalari, “nuses së panusëruar”. Të dy botimet janë promovuar në Tiranë dhe jashtë Shqipërisë. Për hartimin e këtij shkrimi kam pasur në dorë botimin e dytë.
* * *
E quajta Eglantina Mandinë “bijë shpirtërore të Musine Kokalarit” sepse midis shkrimtareve shqiptare të kohës së diktaturës e deri më sot ajo i është përkushtuar letërsisë dhe publicistikës duke ndjekur e zbuluar të vërtetën. Kjo krijuese punoi e krijoi si qytetare e thjeshtë, larg servilosjeve ndaj partisë shtet për të përfituar ndonjë bursë për studime e kualifikime jashtë shtetit, ndonjë vend më të mirë pune, ose lavde e tituj.
Shkrimtarja Mandia është bijë e një famijeje me tradita atdhetare në disa breza, e cila ka qenë mëkuar me amanetin: “Punoni mirë, Rroftë Shqipëria!” që u la pasardhësve gjyshi i saj Kamber Myrteza Bënja (1873-1916). Pikërisht ky gjysh i Eglantinës kishte shërbyer te Qeveria e Vlorës si themelues i Xhandarmërisë së parë shqiptare. Mirëpo në vitin 1916, kur ishte me detyrën e rojes së objekteve arkeologjike që zbulonin arkeologët austriakë, ai u pushkatua pas një gjyqi që u kurdis prej komandës ushtarake austro-hungarezë më 4 gusht 1916 në Apolloni të Fierit…
Eglantina mbaroi Fakultetin Histori Filologji të UT dega Gjuhë Histori në vitin 1959. Në të tre aspektet e jetës së saj si mësuese, familjare dhe krijuese ajo u shqua për përkushtim profesional, rregull dhe pastërti morale. Pas skicave e tregimeve të para ajo kaloi në hartim veprash të mëdha si novela, drama dhe biografi të letrarizuara. Seria e botimeve të saj ka arritur në 11 libra, dy prej të cilave janë botuar dy herë.
Për krijimtarinë e Eglantinës gjatë diktaturës shkroi vetëm kritiku objektiv Dalan Shapllo, kurse pas ndërrimit të regjimit folën e shkruan studiuesja e mirënjohur Floresha Dado, shkrimtari Mëhill Velaj, studiuesi Murat Gecaj, albanologu Ullmar Qvik, etj.
Që nga viti 1997 ajo jeton në Kanada në qytetin Windsor ON.
Vepër e jetës
Librin “Sonata e Hënës…” e quaj vepër e jetës së krijuses dhe studiueses Mandia, sepse motivet e saj buluan shumë vjet në mendjen dhe zemrën e saj. Ngacmimet e para për t’u njohur me jetën dhe veprën e martires Kokarari, Eglantinës i lindën në vitet studentore, por ato fjetën në ndërgjegjen e saj deri në vitin shkollor 1959-1960 kur ishte mësuese në gjimnazin “Sami Frashëri” të Tiranës. Atë vit e tërhoqi emri e mbiemri i nxënëses Arta Kokalari. E afroi dhe mësoi se ajo ishte jetimja e vëllait të Musinesë, e Muntaz Kokalarit, njërit nga dy vëllezërit e shkrimtares që partizanët i rrëmbyen nga shtëpia pa asnjë motivacion një mbrëmje të dhjetorit 1944 dhe i pushkatuan pa gjyq.
Nga ky informacion në mendjen e Eglantinës u krijua një vatër e fshehtë, ku ajo filloi të mbidhte e të ruante të dhëna për jetën e Musinesë. Mbështetur në disa prej tyre ajo dha intervistën e fillimvitit 1992. Këtyre 30 vjet buisjesh të heshtura deri në vitin 1991 iu shtuan dhe vitet e punës këmbëngulëse deri më 1995, kur autorja botoi veprën e plotë. Për kohështrirjen që ka zënë në laboratorin krijues të Eglantinës libri “Sonata e Hënës…” e quaj “vepra e jetës” së saj.
Jeta e heroinës ndërtohet duke e ndjekur ecurinë e asj që nga lindja në Adana të Turqisë më 1917, te fëmijëria në Gjirokastër, shkollimi në Tiranë e Romë, puna në Tiranë, burgimi në Burrel, internimi në Rrëshen, ku kaloi dhe vitet e jetës së lirë si punëtore krahu e pensioniste deri sa u shua prej sëmundjes së pashërueshme. Që në jetën famijare gjatë fëmijërisë e më tej në marrëdhëniet e Musinesë me shoqet e shokët e shkollës e të punës, autorja qëmton e vë në dukje karakterin kërkues e vëzhgues të saj. Mjeshtërisht e ka krijuar Mandia atmosferën familjare të Musinesë së vogël, kur kjo dëgjon me vëmendje përrallat e gjyshes dhe bën pyetje kureshtare, atmosferë që ia nguliti pasionin për krijimtarinë popullore. Këta pasion ajo e vijoi dhe kur u rrit. Vijoi të mbledhë me kujdes prej nënëmadhes, prej hanesë dhe shoqeve të saj përralla, këngë, fjalë të urta, gjë e gjëza, pa lënë t’i shpëtojë asgjë e vlefshme nga ky thesar.
Edhe kur shkoi me pushime në Korçë në vjeshtën e vitit 1939 ajo mblodhi këngë prej grave të atij qyteti dhe nuk la t’i shpëtojë kënga e re që improvizoi një komshie. Ishte e sapokrijuar, nuk ishte këngë e vjetër, por Musineja i dha rëndësinë e duhur dhe e hodhi në letër. Ishte një lutje-klithmë, një ankesë drejtuar Perëndisë. për pushtimin italian. Po sjell për ilustrim vargjet e fundit:
“Në një baltë edhe ne
nuk na gatove ti?
Pse të jemi të shkreta ne
të mos kemi liri?” (f. 132)
Për nga lloji “Sonata e Hënës…” është një vepër letrare dhe shkencore, e ngjashme me veprën “Kur qeshnim në diktaturë” të Pëllumb Kullës, kushtuar mjeshtrit të humorit Skënder Sallaku. Karakterin letrar të veprës, Eglantina e ka ndërthurrur dhe me kërkesat e një studimi nonografik mbi jetën e veprën e heroinës që merret në shqyrim.
Njihemi me shkrime të ndryshme të Musinesë, herë pjesë nga veprat e saj, herë copa ditari e copa kujtimesh, që janë riprodhuar si kronika, herë meditime, përshkrime të natyrës ose të njerëzve të cilët Musineja i kishte njohur gjatë jetës shkollore dhe veprimtarisë politike me të cilët ajo bashkëpunoi. Vende vende ka dhe krijim përshkrimesh e dialogjesh të Eglantisës për të realizuar zbërthimin e karakterit të Musinesë dhe të dy djemve që e dashuruan. I pari ishte një djalosh italian në vitet e studimit në Romë, prej të cilit heroina u zhgënjye kur mori vesh se ishte një aventurier e mashtrues që mbante lidhje dhe me dy shoqe të saj, për fat të keq shqiptare, të cilat Musineja i kishte ndihmuar e trajtuar si motra. Djaloshi i dytë është veprimtari politik A. XH., një intelektual, njohës i disa gjuhëve, bashkëpunëtor i saj për përgatitjen e materialeve të gazetës “Zëri i Lirisë”, i dënuar dhe ai në vitin 1946, shok i mirë që e deshi me shpirt, por që të dy nuk kërkuan t’i shtynin lidhjet e tyre përtej marrëdhënieve shoqërore në ato vite plot rreziqe. Personi historik A.XH. është një person historik, por që autorja ka ditur ta ngrerë me fantazinë e saj në nivelin e një personazhi letrar me botë të pasur e të denjë për miqësi me Musinenë. Lidhjet e tij me këtë vajzë që e dahuron fort jepen me emocionalitet të ngritur. Takimet e tij me Musinenë janë shumë prekëse që nga takimet e para e deri tek i fundit te Spitali Onkologjik Nr. 2, ku A. Xh. i shpie amanetin e studiuesit të mirënjohur R. S. (Ramadan Sokoli), një manjetofon ku ky kishte incizuar këngët gjirokastrite të kënduara, tekstin e të cilave Musineja i kishte mbledhur në rininë e vet dhe i kishte botuar në librat e saj në vitet 1941, 1944.
Ka raste ku vepra merr karakterin e një antologjie, sepse studiuesja duke i sjellë për herë të parë i riprodhon të plota vlerësimet kritike dhe letra të miqve të Musinesë si poeti Lasgush Poradeci, kolegia Selfixhe Ciu Broja, Drita Kosturi, Ganimet Gilani, Ministri Ernest Koliqi, shkrimtari Andrea Varfi, të bashkëvuajtseve si Ildishane Kalo, Nafije Kupi, etj.
Mandia krijon momente prekëse kur tregon se si kur Musineja shkonte në kinema, njerezit e rreshtit ku ishte ulur ajo, largoheshin dhe i linin vendet bosh. Po kështu tregohet si pleqtë që ajo i takonte te parku i qytetit të Rrëshenit dhe u mblidhte këngët popullore, kur ajo shkonte për t’i takuar për të dytën herë si e kishin lënë me fjalë, këta burra malësorë ia bënin me shënja se nuk mund të vinin në takim, sepse i kishin thirrur në Degën e Punëve të Brendshme, ku i kishin kërcënuar. Ky zhburrnim i malësorit shqiptar e tejkalonte zhburrnimin e kohës së Migjenit. Por ka dhe më. Tronditja e lexuesit nga një dukuri e tillë arrin kulmin kur jepet fundi i jetës së Musinesë.
Kësaj të sëmure me kancer i vonoheshin vizitat dhe seancat e kimoterapisë edhe pse ajo i kishte shkruar letra drejtorisë së Spitalit Onkologjik Nr. 2 në Tiranë, kurse kur vdiq Musineja nuk u njoftua askush për varrimin e saj, nuk u porosit as zyra e varrimeve. Vetëm komshia e Musinesë, bija e vogël e Ajet Osmanit (tjetër tragjedi jeta e dy vajzave të këtij dëshmori që e shpalli partia tradhëtar e agjent më 1961 shumë vjet pas vdekjes së tij, sepse kishte qenë shok me Teme Sejkon. E zhvarrosën dhe ia flakën vajzat nga studente të Universitetit të Tiranës në Rrëshen të internuara). Kjo komshie pas shumë të luturave mezi e bindi një shofer kamioni për ta ngarkuar në buzëmbrëmje sipër kamjonit mbi zhavor për ta shpënë kufomën deri te vorrezat.
Figura e Musinesë ndërtohet e kompletuar si njeri me ndjenja humane, që di të mbajë ekuilibrin dhe të sillet me zotnillëk në të gjitha momentet e jetës që nga fëmijëria deri në largimin nga jeta, krenare dhe e pamposhtur ndaj mundimeve dhe së keqes, dhuruese ndaj njerëzve në nevojë. Ajo ndjen gëzim jo vetëm kur ndihmon Hamitin, vëllain e sëmurë rëndë, ose kur ndihmon shoqet studente për të kaluar vështirësitë e para, por edhe kur është vetë në varfëri ekstreme si e internuar në Rrëshen. Që ditët e para në këtë qytet, kur pa se fëmijët që jetonin për karshi ishin të zbathur e të veshur me nga një këmishë të grisur, u thurri triko dhe ua shpuri pa i njoftuar natën e Vitit të ri si dhurata të Babagjyshit.
Ajo e ka shpirtin hambar. U tërhoq pa u grindur nga shoqëria e dy shoqeve që e kishin tërhequr në tradhëti të dashurin e saj P. P. Sa nuk iu ça zemra kur pa me sytë e saj se si ishin manipuluar prej propagandës së partisë vogëlushet e varfra, të cilat në pashkët e vitit 1967 patën shkuar plot gëzim në kishë për krezmimin e tyre të parë, por kur u rritën, njëra prej tyre, Liza, këndonte në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës këngë për partinë, kurse të rinjtë e tjerë brohorisnin me histerizëm këngët e saj edhe pse vijonin të vuanin për bukë.
Musineja, një vajzë e brishtë e delikate në fëmijërinë e vet, gjatë pjekurisë bëhet një burrneshë e vërtetë. Inteligjenca e saj i kalonte përmasat e kohës. Vetëm me ato që kishte lexuar për gjyqet e Stalinit të vitit 1938 dhe djegiet e librave shkencorë në sheshet e Berlinit prej nazizmit, Musineja i thotë së ëmës se nuk mund të heshtëte ndaj atyre që po kryenin partizanët që morën pushtetin pas mbarimit të Luftës Antifashiste. Eglantina jep në mënyrë të përmbledhur nga ato që shkroi analistja dhe sociologia Musine në ditarin e saj më 23 janar 1946. Përmend se Musineja mendonte se nuk mjaftonte vetëm lutja ndaj Zotit që të ndalej dora e kriminelëve dhe sadistëve që po i varrosnin njerëzit së gjalli si vëllezërit e saj, që po i detyronin njerëzit të vrisnin veten, që po e drogonin popullin dhe po e kthenin në një turmë amorfe që bërtet e ulërin duke nxitur instiktet më të egra të kafshërimit. Ajo i lutet Hanushes të mos e gjykojë që po bën fli jetën, rininë e saj, sepse po të humbej edhe kjo luftë në Shqipëri do të hapeshin edhe shumë varre të tjerë (f. 258-259)
Ajo e di, se po të gjendeshin e të lexoheshin shënimet e ditarit të saj ku përshkruante me ironi persona të pushtetit, mund të ridënohej me 7-10 vjet të tjera burg, por ndërgjegja e saj si krijuese nuk e linte që të mos e përshkruante me shpoti e tallje drejtorin e burgut të Burrelit dhe fëmijët e tij të shumtë që ishin majmur sa u ishin mbyllur sytë nga të ngrënët e tepërt të racioneve të vjedhur nga ushqimi i të bugosurve
Karakterizimi i regjimit komunist, parashikimi i fundit të tij
Zgjuarësia natyrale, talenti i lindur dhe përvoja e fituar nga jeta plot vuajtje e ndihmuan Musinenë të jepte analiza sociale politike për realitetin e jetës shqiptare nën diktaturë në një nivel që nuk i ariti askush deri më 1992.
Mandia ka meritën se ka kapur dhe ka nxjerrë në dukje në të gjitha fazat e jetës së heroinës së vet momente pune cfilitëse, vuajtje të rënda, durim e qëndresë shoqëruar me reagime të guximshme ndaj së keqes. Përmes kësaj pune autorja ka shpalosur karakterin trimëror, vullnetin e pamposhtshëm të Musinesë ndaj vështirësive të njëpasnjëshme, mprehtësinë e logjikës, frymën e saj kritike ndaj së keqes.
Në fëmijëri ndalet te këmbëngulja e vajzës për të dëgjuar përralla e këngë nga gjyshja, në vitet studentore pasqyrohen përpjekjet e saj për të kapërcyer vështirësitë që i dolën nga vajtja me vonesë dhe moszotërimi sa duhej i gjuhës italiane. Situatës së rëndë dhe nënvlerësuese për popullin tonë, që krijoi pushtimi italian, studentja i përgjigjet me botimin e librit të saj të parë më 1941 dhe me hartimin e temës së diplomës për jetën e poetit kombëtar Naim Frashërit. Studim të cilin e përdori dhe për mbrojtjen e diseracionit në universitetin “La Sapienca”.
Që para rrëmbimit e vrasjes pa gjyq të dy vëllezërve, Enver Hoxha i vuri nga pas Musinesë për ta përgjuar e kërcënuar agjentin Enver Behuri, një informator i Sigurimit të sapokrijuar. Musineja e përshkruan në shënimet e saj me pamje të pështirë, me sy pa qerpikë si të peshkut, etj. Një ditë para se ta arrestonin, ky agjent i hyri në librari kapardisur me një palë çizme të lustruar dhe pasi pa mbi tryezë krahas librave për shitje dhe dy fotot e vëllezërve të saj mbështjellë anash me një sharp të zi respekti, ai ulëriu: “Hiqe atë sharp të zi, që e mban për dy kriminelë lufte!” Ulërimë së cilës Musineja, duke e përmbajtur veten, iu përgjigj me kurajo: “KOHA DO TA TREGOJË SE CILËT JANË KRIMINELËT E VERTETË” (f. 292-293).
Po ky sigurims i ngritur në pozitë dhe i emëruar shef i Degës së Punëve të Brendëshme të Rrethit të Mirditës në Rrëshen, i del përpara Musinesë kur e liruan nga burgu i Burrelit dhe e dërguan në Rrëshen për të kryer dënimin e internimit. Ky emërim i Enver Behurit pikërisht në Rrëshen si shef dege nuk besoj se ka qenë i rastit. Madhështorja Musine, shton Eglantina, mendoi me përbuzje: “ kjo kafkë e zbrazët, ky i vdekur për së gjalli, do të vigjilonte mbi shpirtin e saj. Ai as që kish mundësi të kuptonte sa i lirë mund të qe një shpirt në burg, apo në internim dhe sa i burgosur ishte ai vetë, shtaza, egërsira, që s’ do të krijonte dot kurrë ekuilibrin e vetvetes” (f. 293).
Për t’i treguar këtij shërbëtori qorr të persekutorit të madh se Musineja nuk u trembej vuajtjeve dhe nuk u nënshtrohej presioneve të tij, pasi mbaroi vitet e internimit dhe ishte e lirë të kthehej në Tiranë pranë njerëzve të familjes, ajo ndënji po në Rrëshen. Vijoi të punonte po në Ndërmarrjen e Ndërtimit ku punoi si e internuar dhe më tej akoma jetoi po aty edhe pasi doli në pension duke mbijetuar me pensionin prej 1750 lekësh të asaj kohe, deri sa u shua, pa u nënshtruar dhe përbuzëse e regjimit vrastar.
Kulminacioni i burrnisë që u shpalos në fillimet e kalvarit me deklaratën e Musinesë gjatë vetëmbrojtjes në gjyq, ngrihet në një shkallë edhe më të lartë në shënimet e ditarit që ajo pati hedhur më 31 dhjetor 1972, në një kohë kur po frynte një frymë gjoja liberalizmi. Analistja Musine i bën autopsinë sistemit shoqëror duke treguar se dhe një brigadier degjeneron nga ai pak pushtet që ka. Brigadieri i vjedh punëtorët dhe për të mbyllur gojët e atyre që mund ta kritikojnë, u krijon privilegje për t’i kthyer në servilë.
“Në socializëm, thonë se klasa punëtore është në fuqi”, shkruan Musineja dhe vijon, “por punëtori mbetet gjithnjë në fund , si në dituri, ashtu dhe në pagesë… Kultura, shtypi punëtor, nuk është një armë që të udhëheqë punëtorët, t’i frymëzojë ata të shprehin mendimet jashtë mureve të ndërmarrjes”.
Si intelektuale krijuese, ajo nuk ua fal artistëve dhe shkrimtarëve hartimin e veprave në shërbim të politikës së partisë shtet: “Nuk do ta harroj kurrë sa padrejtësi bëhen në shpinë të punëtorit, sa i pakulturuar mbetet ai dhe sa pak interesim ka inteligjencia e cila shkruan reportazhe, shkruan romane, por asgjë nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit jetik të tij” (f. 309).
Kjo akuzë e guximshme haveliane e Musine Kokalarit u ka djegur shrimtarëve dhe artistëve të privilegjuar të pushtetit komunist, prandaj ata nuk treguan asnjë interes për ta përmendur, pa lere për ta trajtuar Musinenë si heroinë në veprat e tyre të pas vitit 1991. Këtij fakti, mendoj se studiuesja duhej t’i kishte kushtuar disa paragrafë për të ndihmuan në procesin e katarsës.
Si përfundim theksoj se Eglantina Mandia e kreu me sukses detyrën qytetare që mori përsipër. Askush, pasi të lexojë këtë vepër nuk mund të mos përulet dhe vlerësojë jetën dhe veprën e Musine Kokalarit.
Me këtë vepër Eglantina u jep mundësi talenteve të tjerë që ta trajtojnë figurën e Musine Kokalrait në vepra të reja artistike dhe shkencore, sepse ajo përbën një pasuri që frymëzon e do të frymëzojë gjithnjë krijuesit e moralshëm.
A
Ard Mandija posted a condolence
Monday, February 14, 2022
In Memoriam – ÇATIA E BRESHKAVE – Mesuesit tim te paharruar, Hekuran Zhiti – Miniaturë nga Eglantina Mandia
February 12, 2022
https://windsorchapel.com/tribute/details/8504/Eglantina-Mandia/condolences.html#content-start
(Më 11 Shkurt u nda nga jeta në Winsdor të Kanadasë shkrimtarja e njohur Eglantina Mandia – E sjellim këtë tregim të jetuar tek lexuesi në nderim të veprës të saj )
Im atë trishtohej më shumë nga heshtja ime e thellë, se sa nga çapkënëritë dhe rrengjet që s’ia kurseja askujt. Si përgjigje, më erdhi edhe nofka “Egërsirë e vogël”, që siç dukej, s’do më shqitej lehtë.
Ndoshta, të huajt e kishin të vështirë ta shpjegonin zemërimin tim për padrejtësinë që më kish ndodhur. Brenda një çasti, jeta ime e njomë qe plakur e qe mpakur njëherësh. Kisha humbur rrezatimin e ngrohjen e diellit, me humbjen e mamit tim të bukur. Sapo i pata kapërcyer katër vitet e para të jetës sime.
Qe e pamundur, ta kuptoja nocionin VDEKJE.
Aq më tepër, stihia e papritur e zisë, që pllakosi shtëpinë tonë, rrokullisi gjithçka si një ortek. Që të më largonin nga kujet e grave, xhaxhai im më rrëmbeu nga krevati ashtu siç isha e përgjumur, e më degdisi tek e fejuara e tij, që ishte mike e ngushtë e mamit tim.
Ishte duke gdhirë dita e hidhur e 14 prillit…
Unë dridhesha nga të ftohtit. Këmbët i kisha akull. Që t’i ngrohja i fusja në xhepat e palltos se xhaxhait. E gjithë qenia ime frugullonte, si një trumcak me krahë të prerë, që ish rrëzuar nga foleja.
Nuk qaja sigurisht, po kisha një ankth të pa rrëfyer në shpirt. Motra ime e vogël s’kuptoi gjë prej gjëje, se qe vetëm një vjeç e gjysmë, ende e pa ngritur në këmbë.
E vluara e xhaxhait më mori në krahë dhe i tha të fejuarit, të mos bëhej fare merak, se ne do të loznim të dyja, ashtu siç bënim gjithnjë, kur mami më linte nën kujdesin e saj. Ajo ishte një vajzë e re, zeshkane që ende s`e kish mbaruar shkollën për mësuese dhe kur vishej me uniformën e shkollës “Nana Mbretëreshë”, mami im e quante “xhandar”, një farë roje personale dhe ato qeshnin e qeshnin me këtë…
Ajo qe një çupë shumë e mirë e gazmore, që më futi në krevatin e saj e më bëri një çaj të ngrohtë. Mua nuk më ndaleshin të dridhurat.
– Hajde të flemë edhe pak të dyja, se nesër do të kemi shumë punë, – më tha ajo.
Unë u mblodha në gjirin e saj të ngrohtë e më zuri gjumi. Nuk e di sa kohë kam fjetur, por kur u zgjova, qe përsëri natë. Një qukapik trokiste pa reshtur në dritare.
Mbas kësaj, unë hyra në grupin e fëmijëve të vështirë, kryeneçë e të pabindur. Me një fjalë, kokë me vete. I vetmi njeri që mund të më zbuste disi, qe vetëm im atë. Nuk bëja kurrë pyetje për mamin. Të gjithë çuditeshin me heshtjen time absolute, veçanërisht, me dëshirën time për të mos u ndodhur në shtëpi, por në rrugë me rrugaçët e lagjes, të gjithë çuna.Vraponim si të çakërdisur, nga rruga e Zajmit, ku banonim në Tiranë, tek Varret e Bamit. Unë nuk e dija ku qe varrosur mami im, po në varreza shkoja për të, me një shpresë të pashpresë, që të mund ta shihja gjëkundi…
Kështu, prita një vit të tërë. Im atë u transferua në Roskovec. Atëherë, u mbylla fare në vetvete dhe fillova të qëndroja pothuajse gjithë ditën, nën hijen e një molle, që ishte në oborrin tonë, me një biçak, me sy krejtësisht të çmeritur dhe me një inat të pashpjegueshëm, u shkulja çatinë nga kurrizi breshkave të vogla.
Që të më shkëpuste nga ky fiksim, im atë iu lut mikut të tij, Hekuran Zhitit, mësues i shkollës fillore, të më mbante në klasë për disa orë si dëgjuese, derisa të mbushja moshën për t`u regjistruar në klasën e parë.
Më në fund, edhe unë u vesha me një fustan të ri jeshil, me jakë të bardhë. Mësuesi punonte me klasa kolektive, pra në katër rreshta bankash në një klasë të madhe dhe në fund të çdo rreshti, shkruhej: Klasa e Parë, Klasa e Dytë, Klasa e Tretë dhe Klasa e Katërt. Ai gjeti edhe një bankë për mua dhe për një djalë tjetër më të heshtur se unë, e na nxori në fillim të rreshtit të klasës së parë.
Mësuesi ynë ishte një burrë i pashëm, flokëkaçurrel, shpatullgjerë dhe shumë i qeshur. Ishte i qetë. Ai nuk e ngrinte zërin kurrë dhe kishte gjetur një mënyrë të veçantë për të punuar me çdo nxënës veç e veç, ndaj në klasë kishte një qetësi absolute. Nxënësit bënin detyrat që ai i përgatiste për secilin, që më parë, në shtëpinë e vet.
Me mua dhe djaloshin flokëverdhë, shokun tim të bankës, Rikun, fliste me zë të butë, gati me pëshpërimë. Më solli një fletore vizatimi dhe plot lapsa me bojëra. Më tha të vizatoja çfarë të kisha qejf. Pastaj, i solli flokëverdhit një vjershë për ta mësuar dhe i tha se në pushimin e madh, kur nxënësit të dilnin jashtë, do e këndonin së bashku vjershën. Të them të drejtën, nuk po e kuptoja fare ç’po thoshte mësuesi im, po unë e desha menjëherë atë njeri me vështrimin e butë dhe zërin e ngrohtë, që ma ngrohu edhe mua zemrën time të akulluar.
Unë që nuk kisha bërë asnjë vizë në jetën time, për çudi vizatova mollën zemërmirë…
Mësuesi më pyeti, se përse e quaja mollën “zemërmirë”.
Dhe unë iu përgjigja se ashtu ishte vërtet. Ajo nuk më qortonte asnjëherë, çfarëdo që të bëja dhe më mbronte nga çdo e keqe që mund të na vinte, si mua ashtu dhe motrës sime të vockël.
Ajo vinte herë pas here e çuditej me biçakun tim dhe me duart e mija të gjakosura dhe shkonte me vrap në shtëpi të thërriste hallën, që kish ardhur të ndihmonte vëllanë e saj, në ditët e tij më të vështira. Halla vinte buzagaz, më merrte biçakun dhe thoshte se duhej të bëja pushim, se edhe nëna – breshkë po qante për beben e saj dhe çupat e mira, duhet të hanë bukë dhe duhet të flenë.
Edhe pse isha e inatosur shumë, nuk ja prishja hallës time, që të gjithë e quanin “Engjëll i Perëndisë”. Ajo përpiqej të më largonte një orë e më parë nga masakrimi i breshkave.
Po siç dukej dhe mësuesi im i dashur, e kuptoi menjëherë se “ku pikonte çatia ime”.
Kur nxënësit dilnin në pushimin e madh dhe oborri i shkollës gumëzhinte, mësuesi këndonte me Rikun e ndrojtur këngët me vargjet, që ai i mësonte përmendësh me një mundim të jashtëzakonshëm, meqenëse i merrej shumë goja dhe shokët i thërrisnin “gega gagaç”.
Kur e pyeta mësuesin se çdo të thotë fjala “gega”, ai qeshi e m’u përgjigj se gegë ishin shqiptarët nga viset e Fishtës.
Fishtën, Naimin dhe Skënderbeun, i kishim në fotografi.
Pra, ata ishin miqtë tanë që do na mëkonin mirësinë dhe diturinë. Dhe mësues Hekurani në programin e tij të larmishëm jashtëshkollor, u mësoi poezi të tyre të katër klasave edhe mua, që ca i merrja vesh e ca s`i kuptoja, por më ndihmonte kujtesa ime, e recitoja bashkë me të tjerët:
Porsi kanga e zogut t’verës,
Qi vallzon n’blerim të prillit;
Porsi i ambli flladi i erës,
Qi lmon` gjit` e drandofillit;
Porsi vala e bregut t’detit,
Porsi gjama e rrfes` zhgjetare,
Porsi ushtima e nji tërmetit,
Ngjashtu a’ gjuha e jonë shqyptare.
Këto vargje të Fishtës, ishin talismanët, që mësuesi na i la në shpirtrat tanë, për të gjithë jetën.
GJUHA dhe ATDHEU! Këto fjalë qëndronin me germa të mëdha, në të dy anët e fotografisë së At Gjergj Fishtës.
Edhe hana do ta dije
Edhe dielli do t’ ket pa,
Se përqark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija vend nuk ka!
Mësuesi thoshte: “Mbreti Gjergj Kastrioti, luftoi me shpatë, ndërsa vjershëtorët luftuan me penë”. Me klasat e katërta, mësuesi bëri një pjesë teatrale nga “Lahuta e Malcisë”, me disa personazhe si Marash Uci dhe Uk Mehmeti, që: “anekënd i kish ra detit!”
MIRËSIA
(N.Frashëri)
Mërgohu nga ligësitë
Mirësin’e mba si burrë
Mirësia është një dritë,
Që nuk shuhet kurrë,
Mirësia s’ësht’e shkretë
Është drit’e Perëndisë,
Drit’e Zotit të vërtetë
Është drit’e gjithësisë.”
-Thuaje edhe njëherë me zë, sikurse e kënduam biri im. Ti je një fëmijë i bukur dhe shumë i zgjuar, derisa kur këndon, nuk të merret fare goja. Ne të dy do ta mundim këtë të metë dhe ti do të jesh si të gjithë shokët e tu të klasës.
Flokëverdhi, gati mbetej pa frymë. Edhe unë që e kisha shpirtin gur, u mallëngjeva dhe herën e tretë, këndova bashkë me ta.
– Oh, – tha mësuesi, – Nuk e dija që ti vogëlushe këndoje kaq bukur.
– Mami im këndonte gjithnjë, – i thashë e ia krisa të qarës me të madhe.
-Ti e di që mami po të dëgjon dhe po gëzohet që po këndon përsëri?
-Vërtet?
– Duhet ta dish, – tha mësuesi,- Njerëzit nuk ikin asnjëherë shumë larg nesh. Ata jetojnë së bashku me ne dhe shohin çdo gjë që ne bëjmë këtu.
– Po ne, përse nuk i shohim? – e pyeta, – Mua më ka marrë malli shumë, shumë.
-E di, – tha mësuesi, e ma vuri dorën në zemër, – Mamin e ke këtu sa të jetë jeta, bija ime, të kyçur me çelës. Kish zë të bukur the?
– Po. Ajo edhe kërcente me mua.
– E sheh, sot të ndihmoi të këndosh me ne dhe do të të ndihmojë, që të bëhesh e para e shkollës, megjithëse je më e vogla nga të gjithë.
Pas ca ditësh, mësuesi më mësoi si rastësisht, këtë vjershë:
Një zog të bukur zuri një djalë
Ay po dridhej, dhe i thosh ca fjalë;
Nukë të vjen keq që jam i mitur
Si ti i vogël,e s’jam dhe rritur?
…………………………………………
Fjalët e zogut djali i dëgjoi
Qau dh’e puthi, pastaj e lëshoi.”
Shkolla nuk qe shumë larg shtëpisë. Halla me motrën time të vogël vinin të më merrnin. Prisnin te gardhi dhe unë vrapoja drejt tyre, çdo ditë, më pak e egërsuar… Siç dukej, “bisha e vogël”, po zbutej.
Kështu, unë e Riku u bëmë shokë. Mësonim dhe këndonim para klasës dhe çdo pushim, merrnim duartrokitje.
Ajo kohë, kur isha aq e vockël, zemërake dhe e paditur, quhej “Koha e Italisë”. Po mësuesi ynë, kishte programin e tij të veçantë jo vetëm me mësimet didaktike individuale, por ai synonte të na nguliste në kokë edhe poetët e mëdhenj të kohës, të na mësonte historinë dhe lavdinë e Shqipërisë së bashku:
Kruj’o qytet i bekuar!
prite, prite Skënderbenë…
***
O Shqipërizë! Gëzohu!
Se të erdhi prapë dita…
I mësova një për një të gjitha germat alfabetit dhe historitë e abetareve të para të gjuhës sonë, për të cilën qenkëshin vrarë e helmuar nga keqdashësit e mëmëdheut, shumë mësues trima, që na qenkëshin dëshmorë të atdheut, si Petro Nini Luarasi.
Kështu na e mësonte historinë, mësuesi ynë i shtrenjtë, të cilin e adhuronim të gjithë, të mëdhenj e të vegjël. Ishte një artist i vërtetë, Hekuran Zhiti!
Ai, mbeti i paharruar për ne, që nga ajo kohë aq e largët e Italisë, po që për ne të vegjlit, mbeti koha e: SKËNDERBEUT, FISHTËS dhe NAIM FRASHËRIT.
Mjaftonin këta emra, që i skaliti përjetësisht në shpirtrat tanë të njomë, mjafton që ne i recitonim në kor së bashku me të, apo veç e veç.
I këndonim, që të mos kujtonim fare, fare, se na paskësh qenë edhe një “Kohë e Italisë”, brenda Shqipërisë sonë të vogël.
EPILOG.
... Ditët e Roskovecit mbetën pas. Nuk e pashë më kurrë mësuesin tim, pasi familja ime u kthye në Tiranë. Sa për veten time, mund të them se hoqa dorë një herë e përgjithmonë, nga “lufta me çatitë e breshkave” dhe u bëra një recituese e vërtetë. U mblodhën përsëri çamarrokët e lagjes së Zajmit, po kësaj here, unë luaja rolin e mësueses dhe u mësoja vjershën “Fjalët e qiririt”:
Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që t’u ap pakëz dritë
Natën t’ua bënj ditë…
Pastaj, në krye të rrugicës, ishte hapur dyqani i nebleblive dhe tullumbaceve, që i frynim dhe i lëshonim lart, në qiellin blu kryeqytetas. Motërza ime e vogël ishte rritur pak dhe i kishte qejf si të gjithë vogëlushët, tullumbacet e kuqe.
Oborri i shtëpisë sonë ishte lidhur me një deriçkë me oborrin e Ijes, një grua tiranase, zemërbardhë, shtëpia e së cilës, gumëzhinte nga kalamajtë.
Ija kishte plot gjashtë fëmijë: katër djem e dy goca, këto të fundit, ishin moshataret e mia.
Një kushëri i babait tim, sapo kishte blerë kinemanë “Kosova” e kështu, ne shkuam atje, të shihnim filmin “Zëri në shtrëngatë”.
Ishte hera e parë, që po shkoja në kinema, ndaj isha shumë kurioze dhe e lumtur njëkohësisht, meqenëse babi më mbante lart mbi supe, që të çanim kallaballëkun.
Kushëriri na shpuri në lozhë. Sapo filloi filmi, thirra:
– Babi shiko! Mësues Hekurani qenka në film!
Im atë qeshi me të madhe dhe më tha:
-Vërtet, i ngjaka shumë si të qenë binjakë, po ai është një artist anglez. Lorenc Oliver, e ka emrin.
Mua m`u mblodh një lëmsh në grykë nga malli e nga dashuria, për mësuesin tim të shtrenjtë.
A
Ard Mandija posted a condolence
Monday, February 14, 2022
Përparim Kabo: Ju do e bëni të bukur dhe më të ndjeshme dhe Parajsën, Eglantina Mandia
https://www.voal.ch/perparim-kabo-ju-do-e-beni-te-bukur-dhe-me-te-ndjeshme-dhe-parajsen-eglantina-mandia/edop/opinione/
February 12, 2022
Shuhet në Kanadanë e largët një grua shqiptare e kulturuar dhe me shumë shije Eglantina Mandija. Kisha vite që nuk e dija ku ndodhej, por një ditë ajo më shkruajti, më tregoi se ndodhej në Kanada që nga viti 1997. Nisi mes nesh një komunikim njerëzor dhe intelektual. Kështu kjo zonjë e mendimit me shpirt të bukur më dërgonte shumçka shkruante, kemi një histori komunikimi elektronik. Kultura e saj qe e gjerë, e ndjerë, fine dhe shumë dritasjellese. Tashti lexoj që është nisur në qiell, para se t’i them me dhimbje dhe me lutje “Qofsh e Parajsës” ti zonjë me mendje të bukur dhe tejet kurajoze, po sjell disa fragmente nga komunikimet tona …
Më 13 gusht 2021 ajo më shkruajti duke më nisur edhe një link… e citoj “Gëzohem që kemi shije te holla artistike ku takohemi sadopak. Sot për mua është dita e Musines, të cilës i kam kushtuar 5vjet punë.
Eglantina…
Një tjetër bisedë jona ka qenë për Modilianin, e biseduam duke lidhur muzikën me pikturën. U gëzua kur i thashë kam në shtëpi tri nga pikturat e tij, e kam studiuar jetën e tij dhe në librin tim më të fundit Antropologjia e Artit i kam dedikuar një ese të shkurtër.
Më uroi me aq respekt dhe ndjeshmëri. Ka qenë një pikë kulmore kur ajo më dërgoi një shkrim shumë të bukur për shkrimtaren Arsinoi Bino, e kishte titulluar “Zemër e Dëlirë”. Një vizatim i mrekullueshëm njerëzor, me gjithcka që e bën njeriun dinjitoz. E kishte zgjedhur këtë titull, sepse keshtu titullohej romani i kësaj shkrimtareje që fati nuk i ndriti në kohën e errët të diktaturës.
Pasi e lexova shkrimin e Eglantinës (është shumë e veçantë kur një grua shkrimtare shkruan me adhurim për një tjetër grua shkrimtare, ka një kimi shumë të ndjerë dhe të mëvetshme) i shkruajta…
” Mirëmëngjes profesoreshë…uroj të jeni mirë… E nisa ditën sot me shkrimin tuaj për këtë grua shkrimtare me shpirt kaq të bukur dhe me këtë ndjeshmëri kaq të thellë dhe delikate por tejet dinjitoze. Ju falënderoj nga zemra..!
Ja dhe një urim i saj kur Ajo lexoi studimin tim Nocturne me Gëzim Kamen:
Përparim faleminderit, për mrekullinë kritike, dialogu me regjisorin Gezim Kame.
Vjen nga thellësia e oqeaneve që na ndajnë një klithme njerëzore, ngushëlluese, plot dinjitet e shpresë, Eglantina. Tani me duhet ti them ketij Engjelli Eglantina Mandija…
Ju do e bëni të bukur dhe më të ndjeshme dhe Parajsën…
me respekt
Përparim Kabo
12.02.2022
A
Ard Mandija posted a condolence
Monday, February 14, 2022
Ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur Eglantina Mandia
Nga Gazeta Nacional -13 Shkurt, 2022
https://gazeta-nacional.com/ndahet-nga-jeta-shkrimtarja-e-njohur-eglantina-mandia/
Tirana 12, 2022
Biografia e shkrimtares, publicistes dhe mësueses Eglandina Mandia
VOAL – Më 11 shkurt 2022, në Windsor, Ontario të Kanadasë, ndërroi jetë shkrimtarja e njohur Eglantina Mandia.
Eglantina Mandia lindi në Tiranë në 1 dhjetor 1936. Eglantina ishte bijë e një familje me tradita atdhetare në disa breza, e cila ka qenë mëkuar me amanetin: “Punoni mirë, Rroftë Shqipëria!” që u la pasardhësve gjyshi i saj Kamber Myrteza Bënja (1873-1916). Pikërisht ky gjysh i Eglantinës kishte shërbyer në Qeverinë e Vlorës si themelues i Xhandarmërisë së parë shqiptare. Mirëpo në vitin 1916, kur ishte me detyrën e rojes së objekteve arkeologjike që zbulonin arkeologët austriakë, ai u pushkatua pas një gjyqi që u kurdis prej komandës ushtarake austro-hungarezë më 4 gusht 1916 në Apolloni të Fierit…
Në të tre aspektet e jetës së saj si mësuese, familjare dhe krijuese ajo u shqua për përkushtim profesional, rregull dhe pastërti morale. Pas skicave e tregimeve të para ajo kaloi në hartim veprash të mëdha si novela, drama dhe biografi të letrarizuara. Seria e botimeve të saj ka arritur në 11 libra, dy prej të cilave janë botuar dy herë.
Pasi mbaroi shkollen Pedagogjike “17 Nentori” Eglantina filloi punen ne gazeten “Zeri I Rinise” ne faqen letrare te saj me shef shkrimtarin e njohur JAKOV XOXA, nje baba fisnik dhe I kujdeshem per te rinjte e talentuar te asaj kohe,po edhe nje mentor per bashkepunetoren e re,qe sapo kishte hedhur hapat e para ne fushen e letrave.
Me pas, pasi mbaroi UNIVERSITETIN e Tiranes ne degen gjuhesi histori(1959) filloi punen si mesuese e historise ne Gjimnazin”Sami Frasheri” te sapo krijuar.Dhe me vone ne Gjimnazin “Partizani”
Ishte njekohesisht nje publiciste e apasionuar ne shtypin periodik te kohes.
Keshtu jeta e saj aktive midis familjes mesueses dhe letersise,e ndihmoi te plotesonte thellimin ne te VERTETEN, te cilen ajo e pati divize ne krijimtarine e saj me epistulatin e popullit te mencur shqiptar” ME E VESHTIRA RRUGE E JETES ESHTE RRUGE E SE VERTETES”.
Qysh ne libri i saj i pare TREGIM PER TY, 1969,u duk se ishin vendosur keto shina, aq sa ishte e mundur per çdo krijues qe desheronte te shprehte te verteat njerezore.(me haraç ditirambesh, sigurisht)
Dhe me te vertete ne menyre teper brutale autorja u perball, kur u pezullua ne proven gjenerale ne Teatrin “Çajupi” te Korçes, 1976,drama” DUKE MPOSHTUR VDEKJEN”,e cila pati nje odise te gjate, sa edhe kur u botua liber, ministrja e aresimit desh te dergonte ne kartuc.
Po kishte edhe ne ate kohe ca gra trime si Shpresa Kamani nendrejtoresha e ndermarjes se botimeve,qe iu kundervu injoraces e frikes, e libri doli ne sajë te saj.
Po autorja nuk i u afrua me Teatrit.
Botoi dy romane,”Jeta dhe motrat” e saj e “Nje pritje e gjate” me tema familjare.
Librin me publicistika,”Ne çdo pellembe te Tokes sime”.
“Lisat e Medhenj”me teme heroizmin e gjysmes tjeter te ndare te Kombit, KOSOVEN,me grate me trime se burrat,si Shote Galica,e gruaja e Bajram Currit,e familja e Isa Boletini,frymezuar nga intervista me bashkeluftetare,e femije, si Rahime Radisheva,mbesa e Azem Galices.te shperngulur ne Shqiperi,nga masakrat Serbe..ne vitet 20 te shekullit te kaluar.
Ne fillim te viteve 90,per pese vjet me rradhe ngrumbulloi materialet ne Arkivin e Shtetit, Spitalin onkologjik te Tiranes, dhe bashke vujtesit e disidentes dhe shkrimtares se pare te letrave shqipe,Musina Kokalarit,se ciles i dedikoi,biografine e lerarizuar, “SONATA E HENES” botuar ne vitin 1995,e ribotuar ne vitin 2016.
Ne vitin 1999, botoi librin TEMPULLI I SHPRESAVE, per deshmorin e monumenteve te kultures, Kamber Myrteza Benja,vrare ne Pojan ne 4 Qershor 1916,nga austriaket,se bashku me dy oficere te rinj, Abaz Taushani dhe Izet Manastiliu.,sepse kundershtuan marrjen e veprave te zbuluara nga arkeloget,qe ne fillim te shekullit te 20.
Edhe ky liber u ribotua me rastin e 100 vjetorit te vrasjes,2016,e ndodhet edhe ne librarine e Kongresit Amerikan se bashku me Sonaten e Henes dhe Shtepia buzedetit.
Ne vitin 2002,Eglantina botoi librin me tregime, ARRATIA E ZOGJVE, i cili u perkethye ne gjuhen angleze nga Jonia Tamburi,keto libra autorja i ka sjelle per tu a dhuruar femijeve te shkollave ne Toronto.
Ne vitin 2004,u botua permbledhja, tregime,novela, drama, SHTEPIA BUZEDETIT, qe u pasua nga,FYTYRE E DASHURISE,(rrefime te jetuara 2014) dhe Libri LAMTUMIRA E MJELLMES ( drame,tregime e novela te zgjedhura, 2017)
Për krijimtarinë e Eglantinës gjatë diktaturës shkroi vetëm kritiku objektiv Dalan Shapllo, kurse pas ndërrimit të regjimit folën e shkruan studiuesja e mirënjohur Floresha Dado, shkrimtari Mëhill Velaj, studiuesi Murat Gecaj, albanologu Ullmar Qvik, etj.
Qysh nga viti 1997 Eglantina jetonte ne Windsor Ont,Kanada
Prej shumë vitesh Eglantina Mandia ka botuar në VOAL shumë prej krijimeve të saj.
Botuesit e VOAL iu shprehin ngushëllimet për miken e dashur Eglantina Mandia familjes, miqve, të afërmve, si dhe admiruesve të shumtë të krijimtarisë së saj.
Ka publikuar këto libra:
TREGIM PËR TY
DUKE MPOSHTUR VDEKJEN
JETA DHE MOTRAT E SAJ (roman)
NË ÇDO PËLLËMBË TË TOKËS SIME
NJË PRITJE E GJATË
LISA TË MËDHENJ
ARRATIA E ZOGJVE
SHTËPIA BUZËDETIT
FYTYRA E DASHURISË
TEMPULLI I SHPRESAVE
SONATA E HËNËS
LAMTUMIRA E MJELLMËS
A
Ard Mandija posted a condolence
Monday, February 14, 2022
https://www.youtube.com/watch?v=9rJbWeUNNSI
A
Ard Mandija posted a condolence
Monday, February 14, 2022
Ilir Hunci
E dashur Natasha,ndjej një trishtim të madh për largimin e Tinës!Gruas fisnike dhe të mençur,që spikaste dhe bënte diferencën me klasin dhe elegancën e saj kudo.
Tina ish kushërira e mamasë time nga nëna,që çdo herë që i binte rasti të vinte në Korçë,së bashku me kushërinjtë e tjerë atje,nuk largohej pa na bërë një vizitë në shtëpi.
Mbaj mend si tani kur mamaja pregatiste shtëpinë gjithë qejf dhe na thosh ne fëmijëve se do vijë teta Tina,me Qemalin(burri),Edin(motra) me Tomson Nishanin(burri i Edit)Ali Abdihoxhën(kunatin) dhe kushërinjtë e saj të parë Fredi Karamuçon(juristin me emër) dhe Bimin vëllanë e tij inxhinier me emër në Korçë.
Kam në veshë zërin e saj të ëmbël që na pyeste gjithë dashuri.Mbaj mend elegancën dhe klasin e saj të lartë.
E kam takuar për herë të fundit para disa vitesh në Tiranë.Kish ardhur për pak ditë.
Më pyeti për të gjithë,përqafoi dhe më tha të fala për mamanë dhe babanë.
Na ndu koha -më tha,herën tjetër do ta gjej mundësinë të vij ti takoj më tha,se kam disa vite pa i parë.
Kështu u ndava me Tinën,që ruante përsëri mirësinë,elegancën dhe fisnikërinë si atëhere.
Qoftë e parajsës Tina fisnike dhe e mirë dhe të falenderoj pa masë për shkrimin e ndjerë.
A
Ard Mandija posted a condolence
Monday, February 14, 2022
Zhuliana Jorganxhi
Fjale shpirti, fjale simotre keto te tuat e dashur Natasha, per TE NDRITUREN TONE EGLANTINE (TINA)! Sa mesova lajmin e hidhur , qe me dhembi shume, te kam kujtuar ty,se e dija qe ishit te lidhura ngushte me njera tjetren prej vitesh. E ndritura jone Eglantine siç kishte pamjen e saj te bukur ashtu kishte dhe shpirtin, te cilin e hodhi ashtu paster ne gjithe shkrimet e saj . Buzeqeshja e saj e çilter rrezatonte vetem miresi. Modestia e saj te bente te ndiheshe moshatare me te. Nuk mund te shtoj asgje me shume nga ato , qe ti e dashur Natasha i ke thene ne kete Promemorie dhe une te falenderoj, qe na solle perseri prane figuren e rralle e te Ndritur te saj. NDERIM, RESPEKT DHE MIRENJOHJE PER shkrimtaren, miken tone te perbashket, TE NDRITUREN EGLANTINA MANDIA! Ngushellimet me te ndjera familjes, djalit, te afermve dhe gjithe miqve te SAJ! Parajsa ka hapur dyert per te, se ajo ishte si nje engjell i bukur edhe ketu mbi toke kur ishte mes nesh. I perjetshem KUJTIMI I SAJ I NDRITUR!
A
Ard Mandija posted a condolence
Monday, February 14, 2022
Natasha Lako: U shua si qiriu Eglantina Mandia, që do të ndriçojë gjithmonë
Kisha disa ditë që po mendoja të shkruaja për Eglantina Mandinë. Do të doja që ajo, të dëgjonte dashurinë time për të. Ti tingëllonin rresht pas rreshti kujtimet e mia, që kur e kam parë për herë të parë e deri për herë të fundit.
Ta bëja të lumtur, po si.
Ajo do të thoshte mjaft. Sepse kishte zgjedhur heshtjen më fisnike.
Dhe sot në mëngjez, në një spital të largët kanadez, ku nuk i mungoi kujdesi i herë pas hershëm, në heshtjen hijerëndë ajo vendosi të ikë, pas një sëmundjeje, që nuk e përballoi dot.
E para gjë që më bije në mendje në këto çaste të hidhura, është një libër, ku ajo përmbledh gjithë kujtimet për shoqet e saj, të gjitha duke ulur kokën mbi libra, si i kujtoj edhe unë, atje në sallën shkencore të Bibliotekës së Tiranës.
Tina ishte zemra e asaj salle, ku punonin shumë të njohur.
Unë shkoja t’i prishja rregullin, ta ndaloja ndonjëherë penën e saj. Ndoshta i prishja punë, po ajo nuk thoshte gjë.
Këtë zakon e kisha gjatë. Kur isha në parlament, shkëputesha shpesh gjatë pushimeve të seancave, për ta gjetur në apartamentin e saj, që ndodhej afër, ku dukej sikur do të vazhdonte seanca tjetër.
Një herë madje, kërkoi një takim dhe këmbënguli të lejoheshin fraksionet. Por vetëm kaq.
Ajo donte të mbetej zysha e shkollës së natës, ku dha mësim deri sa doli në pension, pas një periudhe që kishte punuar në gjimnazin “”Sami Frashëri”, “Partizani”. Dhe ajo pati fat të njihet me njerëz të përvojave nga më të ndryshme. Ajo gjithçka e tregonte bukur dhe duke qeshur.
Tani unë nuk shkoj dot në Kanada, t’i prish gjumin e përjetshëm, por e di që një ditë edhe atje do të flasim gjatë.
Do të flasim për Musine Kokalarin, jetën e së cilës ajo e ndoqi hap pas hapi deri sa na dha një libër të mrekullueshëm.”Sonatën e henës” që unë gjithnjë e mendoj për tekstet shkollore.
E ka shkruajtur, si thoshte vetë, nën dritën e qiriut, kur Tirana vuante ende nga mungesa e energjisë elektrike dhe kolapsi i përgjithshëm. Po Eglantina Mandija kishte vullnetin e saj.
Tregimet e saj të para u botuan në gazetën “Zëri i Rinisë.”
E mbaj mend tregimin e saj për një të mbijetuar të kampit të Prishtinës, që e takoi vetë. Për të mësuar se si shpëtoi. Më ka foluri e para për Gjysepina Kosturin, infermjeren e luftës së Spanjës, për të cilën bisedoi gjatë me Petro Markon. Botoi pa rreshtur në gazeta shkrime për jetën e grave të zakonshme, por të rralla shqiptare.
Gjithçka që shkruante Eglantina e pati nga kontaktet e drejpërdrejta. Foli për vajzat e para të viteve ‘50, të cilat po kërkonin një liri tjetër, që përbënte një karrierë të pastër dashurije, luhatjesh dhe force të re, për jetën shqiptare, njësoj si kish ndodhur në të gjithë botën. Ishte koha që Bergman shfaqte për të tronditur mentalitetet e ngurtësuara filmin,” Një verë me Monikën” dhe Billi Wilder filmin “Pas shtatë vite martesë,” ku Merilin Monro po krijonte një figurë të re gruaje.
Shqipëria e fundit të viteve ‘50, kishte edhe Eglantina Mandinë, yllin e saj, që pati gjithnjë dobësi për kinematografinë, aq sa zgjati kokën si thoshte vetë, te filmi “Kapedani”, me që e ftoi miku i saj Muharrem Fejzo. Dhe ëndrrat për dinjitet nuk kanë asnjëherë kufi dhe nuk varen nga kufinjtë me tela me gjemba.
Sot vetëm shqiptarët nuk i japin rëndësi fundit të viteve ‘50 që sjellin vizione të reja për jetën e gruas. Por Eglantina Mandija e bëri këtë me jetën dhe me krijimtarinë e saj, e heshtur dhe e qetë. Disa herë u kthye për promovimet e botimeve të saj, me miqtë e saj, pa u bërë merak për kamerat e xhirimit.
Bukuroshes që i ngrihej fustani nga era, jo në film, por kur shkonte në plazh, erdhi koha që në fund të viteve ‘80, i ndaluan një dramë që po vihej në skenë, nga Dhimitër Orgocka me ngjarje të kampeve të përqëndrimit, nga ato që mohohen deri sot dhe që edhe shqiptarët e sotëm kanë mësuar t’i nderojnë. Asosacioni mesa duket ishte i tmerrshëm edhe atëhere për zyrtarët e frikësuar, si për ata që i mohojnë sot, sipas orekseve të reja.
Do të fliste gjithnjë për këtë dramë të ndaluar, si për të gjithë njerëzit që gjithnjë dëshërojnë t’i mbyllin edhe mendjes edhe të vërtetave portat. Dhe dinte që bisedën ta kthente në një të qeshur të hidhur.
Për jetën në konvikt të shkollës pedagogjike, për të gjithë vajzat që kujtimet e luftës i kishin të turbullta, por kujtonin vitet e mëdha të urisë, gjithashtu fliste gjithmonë.
Uria i bëri mike të pandashme me njera-tjetrën për gjithë jetën. Dhe pastaj uria e leximit.
Dhe pastaj plot dilema deri sa u largua me gjithë familjen në vitin e vështirë 1997, sikur të dublonte atë që kishte thënë në një libër. Qëndrimin e Kamber Bënjës, gjyshit të saj të famshëm përmetar, model për monumentin e Lirisë të Odise Paskalit në Korçë, që vendosi të mos ndahej nga toka që e kishte lindur, deri sa u vra, gjatë Luftës së Parë Botërore, duke mbrojtur monumentet e Apollonisë, ndryshe nga i vëllai që vazhdoi jetën në Stambollin e largët.
Dhe ajo nuk iu shqit dëborës kanadeze dhe këtyre dilemave të përhershme shqiptare. Sepse ky vend nuk e mban njeriun lehtë. Ose duhet të paguajë shumë, ka thënë në vepër shkrimtarja Eglantina Mandija.
Megjithatë sot më duket sikur të gjithë vajzat shqiptare janë prodhim i saj.
Nuk do të ishin këto që janë sot, pa Eglantina Mandinë.
E di që shumë ministre janë kaq të reja dhe ndoshta vinë nga back graunde, që nuk u shkon as mendja se para tyre ka egzistuar ajo bukuri dhe ajo mençuri e madhe.
Që jam e sigurt që i ka dashur të gjitha me gjithë shpirt.
E ka falur të gjithë botën në lamtumirën e fundit, për të gjithë gabimet e vogla të saj. Sepse e tille ishte Eglantina Mandija. Dhe gabimet e mëdha i sfidonte me gjërat e mrekullueshme që njeriu ka krijuar për ditë. Idhulli i saj ishte Nënë Tereza.
Eglantina Mandija që arriti të bëhej stërgjyshe ishte vetë një mrekulli, që dinte të jepte një dashuri të madhe. Në ka pasur njeri që t’i ketë dashur aq shumë edhe prindërit e mij dhe t’u rrijë në kokë, t’i kuptojë në të gjithë peripecitë ka qenë ajo. Që do të thotë se sillej si një motër. Ka dëgjuar me durim, sa unë e quaja tempull.
Çfarë mund të thonë ish nxënësit e saj, është një pasuri tjetër e jetës shqiptare.
E mira ime, fisnikja jonë, gazeta ’Dielli” të gjeti ty, në vitet e fundit. Edhe Kosovën e kërkoje me zemër.
Dhe tani besoj se të gjithë ata që e duan letërsinë po aq sa krenarinë e bijave shqiptare, do ta kenë jetën tënde si një pasuri të madhe dhe ti do të jetosh e do të ndriçosh gjithmonë.
11 Shkurt 2022.
A
Ard Mandija uploaded photo(s)
Monday, February 14, 2022
/public-file/1232/Ultra/f0c805a6-c943-427b-a4c4-42fa0f35e63c.jpg
E zgjodha kete foto sot kur Eglantina Mandija vendosi te shkoje ne ameshim , pasi eshte e para qe kemi dale se bashku diku prane godines se dikurshme te Lidhjes se Shkrimtareve pas nje takimi me nje shkrimtar gjerman besoj te Lindjes edhe ajo sot e dikurshme .
Natasha Lako
S
Sanije Gashi lit a candle
Sunday, February 13, 2022
//s3.amazonaws.com/skins.funeraltechweb.com/tribute-gestures/Candle10.png
Shuarja e mikes së shtrenjtë – Eglantina Mandia
Tina ime e shtrenjtë, shoqja ime e SINQERTË, nuk mund të të them – lamtumirë, ngase këtë fjalë nuk e deshe për të gjallë! E pabesueshme mikja ime se këtu na ndërpritet kuvendimi ynë i rregullt...
Sa e rëndë kjo ikje e shkrimtares së shquar, shoqes besnike, gruas engjëll! Mungesa e shkrimeve të saj në TEUTA do të ndihet gjatë-gjatë ndër lexuesit, që mbeten pasuri jona.
Megjithatë, lamtumirë Tina ime, mike e rrallë, u prehsh në paqe!
Me mall të përjetshëm,
Sanije Gashi
Prishtinë, Republika e Kosovës
M
The family of Eglantina Mandia uploaded a photo
Sunday, February 13, 2022
/tribute-images/11192/Ultra/Eglantina-Mandia.png
Please wait
Wednesday
16
February
Visitation
2:00 pm - 5:00 pm
Wednesday, February 16, 2022
Banwell Chapel
11677 Tecumseh Rd. East
Windsor, Ontario, Canada
519-253-7234
reservations are required
Wednesday
16
February
Visitation
7:00 pm - 9:00 pm
Wednesday, February 16, 2022
Banwell Chapel
11677 Tecumseh Rd. East
Windsor, Ontario, Canada
519-253-7234
Reservations are required
Thursday
17
February
Chapel Service
10:00 am - 11:00 am
Thursday, February 17, 2022
Banwell Chapel
11677 Tecumseh Rd. East
Windsor, Ontario, Canada
519-253-7234
Reservations are required
Thursday
17
February
Interment
11:30 am - 11:45 am
Thursday, February 17, 2022
Windsor Memorial Gardens
1100 Division Road
Windsor , Ontario, Canada
Our Locations
Central Chapel
1700 Tecumseh Rd. East
Windsor, ON N8W 1C7
Phone: (519) 253-7234
Central Chapel | (519) 253-7234
1700 Tecumseh Rd. East, Windsor, Ontario N8W 1C7
Banwell Chapel | (519) 253-7235
11677 Tecumseh Rd. East, Windsor, Ontario N8N 1L8
South Chapel | (519) 253-7236
3048 Dougall Avenue, Windsor, Ontario N9E 1S4
Proudly Canadian | Owned & Operated by Arbor Memorial Inc.